Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se ka arrestuar një burrë në Gjakovë më 5 dhjetor me dyshimin se ka rrahur prindërit dhe bashkëshorten e tij.
“Më 05.12.2018 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj prindërve dhe bashkëshortes së tij”, thotë PK, transmeton Koha.net.
Viktimat kanë marrë tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është ndaluar në qendrën e mbajtjes.