Të martën në rrugën “Llapi” në Prishtinë, një viktimë mashkull ka pranuar trajtim mjekësor, i cili pas një mosmarrëveshjeje është kanosur me armë zjarri, si dhe është sulmuar fizikisht nga një i dyshuar.
Me vendimin e prokurorit, është bastisur depoja e lokalit të personit të dyshuar me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar tre fishekë kalibra të ndryshëm, njofton Policia e Kosovës.
I dyshuari me vendimin e prokurorit është dërguar në mbajtje.