Profesori i gjimnazit “Aleksandër Xhuvani” në Podujevë, Sabit Kopalla, është suspenduar përkohësisht nga puna, pasi dyshohet se rrahu një nxënës në oborr të kësaj shkolle.
Në një xhirim amator që u publikua në rrjete sociale dhe më pas edhe në media, Sabit Kopalla shihet se është përfshirë në një rrahje që ka ndodhur mes disa nxënësve, njofton Klan Kosova.
Por nxënësit e klasës që kujdestar kanë profesorin Sabit Kopalla janë duke protestuar duke kërkuar kthimin e profesorit në punë.
Kopalla duke folur për Klan Kosovën e ka mohuar se ka ushtruar dhunë ndaj nxënësit