Në njërin prej tramvajeve të qytetit të Beogradit, ka ndodhur një rrahje masive si nëpër filma të zhanrit karate.
Fillimisht pjesëmarrësit në “luftë” filluan të grindeshin kur një grua që shfaqet në video, fillon ta fyej një burrë të veshur me një bluzë të kaltër, transmeton Telegrafi.
Më pas ata fillojnë të shpërndajnë grushte, dhe menjëherë inkuadrohet në rrahje edhe një mashkull më i ri dhe disa fëmijë.
Por ngjarja arriti kulmin, kur një grua e cila po ushqente foshnjën që po e mbante në dorë, futet në mes të përleshjes.
Dhe gjithë këtë ngjarje të tmerrshme e ka filmuar një udhëtar, i cili më pas e ka postuar në YouTube.
Por ende nuk dihen shkaqet që quan në këtë rrahje masive.