Rrahje mes tri grave në Pejë, njëra bëhet për spital

Prishtinë | 29 Pri 2026 | 10:37 | Nga Ekonomia Online

Tri gra janë arrestuar në Pejë pasi janë ofenduar dhe sulmuar mes vete.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, njëra nga to ka pranuar tretman mjekësor.

Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë:

Pejë/ 28.04.2026 – 14:40. Janë arrestuar tri femra kosovare pasi që janë ofenduar dhe sulmuar mes vete. Njëra nga to ka pranuar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt

Të ngjashme