Rrahje mes vëllezërve në Deçan

Prishtinë | 03 Tet 2021 | 09:15 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Deçan, pasi që të njëjtit janë përleshur mes vete pas një fjalosje.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar (vëllezër) pasi qe të njëjtit pas një fjalosje kishin sulmuar fizikisht njëri tjetrin. Njëri nga të dyshuarit gjatë deklaratës ka pranuar se posedon një armë pa leje e cila është konfiskuar së bashku me 63 fishekë të kalibrave të ndryshëm”, thuhet në raportin e policisë.

Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Të ngjashme