Rrahje në karantinë, Policia ndërhyn te Qendra e Studentëve

Prishtinë | 03 Pri 2020 | 00:07 | Nga Ekonomia Online

Personat që po qëndrojnë në karantinë në Qendrën e Studentëve, ka pasur probleme në konviktin nr. 3 në katin tre dhe katër.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës.

“Rreth orës 23:00, në Konviktin nr. 3, në katin tre dhe katër, ka pasur disa probleme me disa persona që janë vendosur në karantinë aty. Policia ka ndërrmarrë masat e duhura lidhur me rastin.”, ka konfirmuar Krasniqi.

Burime nga brenda karantinës në Qendrën e Studentëve bëjnë të ditur se deri tek protesta ka ardhur për shkak se “të izoluarit” kanë mbushur nga dy javë (14) ditë në karantinë dhe nuk janë testuar.

Gjithashtu, protesta ka eskaluar në përleshje verbale e fizike midis të karantinuarve.

Të vendosurit në karantinën në Qendrën e Studentëve që nga dita e parë janë ankuar për mungesë të kushteve elementare.

Gjithashtu, lajmi.net merr vesh se disa personave të karantinuar në Qendrën e Studentve iu është shtyrë karantinimi nga 14 në 16 ditë për shkak se nuk ua kanë njoftë 3 ditët e para të karantinimit.

Kjo, për arsye se Ministria e Shëndetësisë ka bërë gabime në organizimin e karantinës, duke iu dhënë ushqim të gjithëve në një hapësirë për përbashkët gjë e cila është kundër standardeve higjienike.

Të ngjashme