Policia njofton se gjatë ditës së djeshme në Malishevë tre të dyshuar meshkuj k-shqiptarë pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht tre viktimat meshkuj k-shqiptarë dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Sipas policisë, viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor, ndërsa njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti është duke u hetuar.