Rrahje për kontekst pronësor, arrestohen dy persona

Prishtinë | 04 Dhj 2016 | 13:18 | Nga

Policia e Kosovës njofton se pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor janë rrahur mes veti katër persona meshkuj K-Shqiptarë të cilët kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor, raporton Ekonomi Online.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur në Komunën e Vitisë.

Dy prej tyre si të dyshuar janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit njëri prej dyve është dërguar në mbajtje, kurse tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme