Sot në qytetin e Ferizajt është mbajtur turneu XIX memorial ne pingpong “Ahmet Hoxha 2018”.
Fillimisht u bënë Homazhe tek varri i Heroit te Kosovës “Ahmet Hoxha” të prirë nga kryetari i Ferizajt Agim Aliu, familjaret e Heroit si dhe udhëheqësit e klubeve kosovare e shqiptare.
Garat po ashtu filluan në ora 10:00 dhe pjesëmarrëses ne turneun ndërkombëtare “Ahmet Hoxha 2018” kane qene rreth 100 sportiste e pjesëmarrës te ftuar nga Kosova, Shqipëria (Tirana, Durrësi, Berati, Shkodra e Peshkopia, Korça) dhe Maqedonia.
Për biografinë e dëshmorit Ahmet Hoxha ka folur ne hapje te turneut kryetari i Ferizajt Agim Aliu, i cili me pas shpalli te hapur turneun e XIX memorial “Ahmet Hoxha” 2018.
Prania e delegacionit te Maqedonisë dhe Shqipërisë ka ngritur në një nivel të dëshiruar cilësinë e turneut me ç’rast kemi qene dëshmitare te lojërave shume cilësore dhe atraktive dhe pas shume garave ne grupe dhe atyre eliminuese ne fund garuesit me te mire te turneut kane qene pingpongistet ne vijim:
Meshkujt:
1- Rrahman Ademaj (“Elting Dardania”, Prishtine, Kosove)
2- Fatih Karabaxhaku (“Lidhja e Prizrenit, Prizren, Kosove)
3- Mentor Shabani (“Ahmet Hoxha”, Ferizaj, Kosove)
3- Kreshnik Mahmuti (“Lidhja e Prizrenit, Prizren, Kosove)
Femrat:
1- Liridona Rexhaj (“Teuta”, Durres, Shqiperi)
2- Linda Zeqiri (“Drita”, Gjilan, Kosove)
3- Orjana Agolli (“Teuta”, Durres, Shqiperi)
3- Kamela Katilalri (“Tomorri”, Berat, Shqiperi)
Me te miret u shperblyen nga organizatori me kupa, medalje dhe mirenjohje.
Këshilli organizativ me këtë rast falënderon të gjithë pjesëmarrësit e turneut, FPPK-ne dhe kuvendin komunal te Ferizajt për mbështetje te turneut te XIX memorial “Ahmet Hoxha 2018”.