Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant, Rrahman Rama, ka mbajtur në Mitrovicë mbajti një ligjeratë me studentët e universitetit “Isa Boletini”.
Ai u tha studentëve se formimi i Ushtrisë së Kosovës më 14 dhjetor të këtij viti është momenti ma i rëndësishëm që prej pavarësisë së Kosovës.
Gjenerali ka thënë se ky është vetëm fillimi i një transformimi, por obligimet dhe angazhimet do të jenë shumë më të mëdha se tani.
“Ne si ushtri jemi produkt i NATO-s, sepse synini jonë është që të jemi pjesë e strukturave euroatlantike.Kemi donacione dhe është shumë me rendesi qe nuk jemi barrë e shtetit të Kosovës për buxhet, 12 milionë do të kemi investimin nga SHBA-të vitin e ardhshëm”, ka thënë Rama.