Verona është kthyer në hirushen e kampionatit italian duke surprizuar të gjithë me rezultatet pozitive, madje të shtunën mundën Juventusin.
Në një klub ku shqiptarët nuk mungojnë, që nga institucioni ku Dritan Dervishi ndihmon në përzgjedhjen e futbollistëve deri në fushë me Kumbullën dhe Rrahmanin.
Ky i fundit tregon për Top Channel emocionet pas ndeshjes me Juventus.
“Të luash ndaj këtyre klubeve është gjithmonë e vështirë. Juventus na mundi ndeshjen e parë 2-1, kështu që është pak a shumë si hakmarrje e jona”, tha mbrojtësi i Kosovës.
Në vijim Rrahmani vlerësoi faktin që në klub ai, Kumbulla dhe Dervishi po ndihmojnë në imazhin e shqiptarëve, e ndër të tjera tregoi se objektivi i Veronës ka ndryshuar.
“Nëse një futbollist shqiptar luan mirë atëherë ai i hap derën edhe futbollistëve të tjerë edhe Lazio, siç u ka hap derën futbollistëve shqiptarë, edhe këtu e kanë derën e hapur. Vendimi ishte i Veronës sepse e kishim një objektiv të përbashkët që të qëndronim në Serie A, por tani mendoj se ky objektiv është rrit. Edhe pse ende nuk është e sigurt mbijetesa, duke qenë se jemi në vendin e gjashtë, janë ndryshuar synimet tona”, tha ai.
Në fund qendërmbrojtësi nuk mund të mos përmendte dhe Kosovën, përfaqësuese me të cilën ai do të luaj një ndeshje shumë të rëndësishme në muajin mars.
“Kombëtaret e vogla e kanë ëndërr evropianin ose botërorin dhe unë ë ëndërroja me Shqipërinë por nuk u realizua, tani pres ta arrij me Kosovën”, tha ai.