Një tjetër kuqezi lë Shqipërinë dhe i bashkohet Kosovës. Mbrojtësi Amir Rrahmani ka lënë kombëtaren shqiptare të futbollit për të luajtur për ekipin e drejtuar nga Albert Bunjaki.
Kalimi i tij drejt Kosovës ishte përfolur edhe ditë më parë, por ai ka vendosur ta publikojë sot vendimin.
Mbrojtësi i RNK Splitit në një koment të postuar në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, thotë se kalimi i tij te Kosova nuk është një vendim kundër Shqipërisë, por një mbështetje ndaj vendlindjes së tij.
Rrahmani nuk është i vetmi nga kuqezinjtë që largohet. Pak ditë më parë u larguar drejt Kosovës Rashica, Shala dhe Meha. Ashtu si tre kuqezinjtë e tjerë, edhe Rrahmani u la jashtë listës së 23 futbollistëve që De Biasi thirri në finalet e “Euro 2016”.
Deklarata e plotë e Amir Rrahamnit:
“Per disa vite e ne shume ndeshje, barta me krenari fanellen e Kombetares, qofte ekipit Shpresa, qofte te ekipit te pare. Ne cdo sekond te stervitjeve dhe punes u mundova te jap maksimumin tim, per ato ngjyra qe gjithmon do te mbesin ne zemren time, ashtu sic jane ne zemren e cdo shqiptari.
Sot mora nje prej vendimeve me te veshtira ne jeten time, sot vendos qe karrieren sportive ta vazhdoj me vendin ne te cilin kam lindur, me Kosoven qe me identitetin e ri, synon te pushtoj shtigje te reja dhe te marr suksese te reja.
Vendimi per te vazhduar me Kosoven nuk eshte vendim kunder Shqiperise, perkundrazi tregon se ne vazhdojme te jemi shume te lidhur dhe nga njeri ekip mund te kalojme te tjetri, duke e kuptuar vendimin ne menyre me te drejt te mundshme!!!
Kosova ka nevoje per perfaqesim sa me te mire si nje shtet i ri dhe shpresojme ti bejme krenar te gjithe Shqipetaret ashtu sic Shqiperia i beri krenar.
Dua te falenderoj Kombëtaren Shqiptare, drejtuesit e FSHF-së , trajneret dhe tifozet e kuqezi per mbeshtetjen e dhene gjate kesaj kohe sa ishe pjese e Shqipërisë.
Me respekt Amir Rrahmani”.