Trajneri Gennaro Gattuso mund t’i japë Amir Rrahmanit shansin të luajë nga minuta e parë në ndeshjen në udhëtim te Udinese në këtë vikend.
Takimi Udinese – Napoli zhvillohet të dielën në orën 15:00.
“Corriere dello Sport” shkruan se Kalidou Koulibaly dhe Nikola Maksimoviqi nuk pritet të luajnë në atë duel, ndërsa minuta mund të ketë edhe për Elseid Hysajn.
Qendërmbrojtësi Koulibaly është i lënduar, ndërsa Maksimoviqi ka nevojë për pushim. Të paktën kështu ka thënë vetë trajneri Gattuso pas ndeshjes së humbur në shtëpi nga Spezia, 2:1.
Në vend të Mario Ruit në krahun e majtë mund të luajë edhe Hysaj.
Qendërmbrojtësi i Kosovës, 26-vjeçari Rrahmani, luajti katër minuta në debutim me skuadrën e Napolit kundër Cagliarit në udhëtim, takim që napolitanët e fituan me rezultatin 4:1