Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Istog, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër, shtetase e huaj.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje ndërsa viktima dhe fëmijët e saj dërgohen në shtëpi të sigurt, thuhet në raportin 24 orësh.