Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Istog, pasi që i njëjti kishte rrëmbyer një femër para dy ditësh.
Policia bën të ditur se nga i dyshuari janë konfiskuar edhe një veturë e disa armë.
“Fshati Drejë, Istog. Lidhur me rastin, njësia policore ka arrti të arrestojë të dyshuarin mashkull kosovar, ku me të ishte edhe viktima femër kosovare, e cila ishte rrëmbyer ditë më parë. Nga i dyshuari është konfiskuar vetura, një revole, dy karikatorë, 29 fishekë, një thikë dhe një maskë”, thuhet në njoftim.
Policia njofton se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.