Rrëmbimi i qytetarit në Drenas, dalin detaje se si ndodhi rasti

Prishtinë | 10 Pri 2022 | 16:01 | Nga Ekonomia Online

Një person ka raportuar në polici se derisa ishte duke ecur rrugës persona të panjohur e kanë futur në një automjet, ku dyshohet se edhe është rrahur.

Prokuroria ka dhënë detaje se si ka ndodhur rasti në fshatin Çikatovë e Vjetër.

Viktima B.K. ishte rrugës për në shtëpinë e tij në fshatin Çikatovë e Vjetër të Drenasit, kur u ballafaqua me disa persona, të cilët dolën nga një automjet i tipit “Pikap”, pa targa dhe e futën në automjet.

Në momentin që u fut në automjet, viktima ka deklaruar para hetuesve policorë se ndodhej shoferi dhe tre persona, të cilët ia kanë vënë një qese të zezë në kokë dhe e kanë rrahur keq.

Por, s’ka mbaruar gjithçka aty. Siç mësohet tre të dyshuarit e kanë dërguar viktimën në një shtëpi, ku aty e kanë mbajtur për një kohë të caktuar.

Drama mbaroi aty, por viktima përfundoi në QKUK për shkak të plagëve të marra nga goditjet e të dyshuarve. I njëjti fillimisht është trajtuar në QKMF-në e Drenasit, e më pas është transferuar për në QKUK.

Drejtoria e Hetimeve Rajonale ka dalë në vendin ku ndodhi ngjarja, ndërsa deklarata e viktimës është marrë në spital, aty ku po trajtohet.

Viktima B.K. nuk ka qenë në gjendje të jap deklaratë me shkrim në Stacionin Policor në Drenas, por i njëjti do të paraqitet sot në intervistim.

Deri më tani s’ka të arrestuar lidhur me këtë ngjarje, ndërkohë që prokurori kujdestar ka urdhëruar që rasti të cilësohet si “Privim i kundërligjshëm i lirisë” dhe “Lëndim trupor”

Të ngjashme