Rrënohen shtatë objekte pa leje në Hade

Obiliq | 06 Mar 2017 | 14:23 | Nga

Janë rrënuar shtatë objekte pa leje të cilat kanë qenë në fazat fillestare të ndërtimit në komunën e Obliqit.

Ky aksion është zhvilluar nga Komuna e Obliqit, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, KEK-u, dhe me asistencë të Policisë së Kosovës.

Në një komunikatë të Ministrisë së Mjedisit dërguar medieve thuhet se të gjitha këto objekte paraprakisht kanë kenë të inspektuara dhe të shirituara, po ashtu nga inspektimi i përbashkët me komunën e Obiliqit.

“Ndërsa, qëllimi i aksionit është ndërprerja e të gjitha ndërtimeve në Zonën me Interes të Veçantë Ekonomik, “Fusha e Mihjes së Re”. Edhe njëherë iu bëjmë ftesë të gjithë banorëve të cilët kanë prona në këtë zonë, të mos fillojnë asnjë aktivitet ndërtimor, pa u konsultuar me organet kompetente dhe pa leje paraprake, në të kundërtën pasojat do t’i bartin vetë ata”, thuhet në komunikatë.

Banorët e Hades e kanë kundërshtuar këtë aksion, duke e cilësuar si “dëbim nga shtëpitë e tyre”.

Image may contain: 1 person, sky, cloud and outdoorImage may contain: 3 people, people standing, cloud, sky, outdoor and natureImage may contain: sky, cloud and outdoorImage may contain: 4 people, people standing, cloud, sky, outdoor and natureImage may contain: 2 people, cloud, sky, mountain, outdoor and natureImage may contain: cloud, sky and outdoorImage may contain: 3 people, people standing and outdoorImage may contain: sky, cloud and outdoorImage may contain: people standing, sky, cloud and outdoor

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme