Rrënohet një objekt me rrezikshmëri të lartë në Gjilan

Prishtinë | 22 Tet 2020 | 16:56 | Nga Ekonomia Online

Drejtoria e Inspektoratit në Gjilan ka rrënuar një objekt të rrezikshmërisë së lartë, ka njoftuar pwrmes njw komunikate Komuna e Gjilanit, sipas së cilës, objekti rrezikonte nxënësit e shkollës fillore “Musa Zajmi.

Ndërkohë, është hapur një rrugicë që çon tek shkolla fillore “Thimi Mitko”, pasi janë rrënuar disa mure, uzurpim i hapësirës publike.

Drejtori i Inspektoratit në Gjilan, Nevzad Rushiti, ka thënë se do të lirohen edhe hapësirat tjera publike nga uzurpatorët, të cilat janë bërë kohë më parë, thuhet në komunikatë.

Ai ka apeluar të gjithë qytetarët që mos tentojnë të ndërtojnë ilegalisht sepse kjo nuk do të lejohet në asnjë mënyrë nga organet komunale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme