Rrënohet spitali i Gazës pas bastisjes dy-javore të Izraelit

Prishtinë | 01 Pri 2024 | 10:11 | Nga Ekonomia Online

Ushtria izraelite ka thënë se është tërhequr nga spitali al-Shifa në qytetin e Gazës pas një operacioni ushtarak dy-javor që ka shkatërruar një pjesë të madhe të kompleksit spitalor.

Sipas Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), trupat “vranë terroristë” dhe gjetën “armë të shumta dhe dokumente të inteligjencës” në zonë.

Bastisja ndodhi pasi Izraeli ka thënë se kishte inteligjencë që tregonte se Hamasi po përdorte spitalin si bazë për të nisur sulmet.

Hamasi ka mohuar përdorimin e vendeve mjekësore për të kryer operacione ushtarake.

Luftimet e ashpra janë raportuar rreth spitalit, më të madh në Gaza, javët e fundit.

Në një deklaratë pas tërheqjes të hënën, IDF ka thënë se trupat kishin “përfunduar aktivitetin e saktë operacional në zonën e spitalit Shifa dhe kishin dalë nga zona”.

“Trupat vranë terroristët në takime të afërta, gjetën armë të shumta dhe dokumente të inteligjencës në të gjithë spitalin, duke parandaluar dëmtimin e civilëve, pacientëve dhe ekipeve mjekësore”, thuhet tutje në njoftimin e tyre.

Më herët, raportet e mediave palestineze thanë se dhjetëra trupa u gjetën në afërsi të kompleksit, duke cituar dëshmitarët dhe ministrinë e shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi, raporton BBC.

Por, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë se 21 pacientë kanë vdekur në al-Shifa në dy javët e fundit, ndërsa kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se më shumë se 200 “terroristë” u vranë.

Të ngjashme