Të paktën 24 njerëz raportohet të kenë vdekur në rrëshqitjet e dheut, të shkaktuara nga reshjet e mëdha të shiut në qarkun West Pokot, Kenia.
Zyrtarët i thanë mediave lokale se kufomat e të paktën 12 personave, duke përfshirë shtatë fëmijë, u gjetën të shtunën, transmeton Telegrafi.
Rrëshqitjet e dheut, që prekën fshatrat Nyarkulian dhe Parua, raportohet se janë shkaktuar nga shira të mëdha.
Zyrtarët thonë se fshatrat janë shkatërruar nga përmbytjet dhe të paktën një urë u raportua se ishte zhdukur e tëra.
Joel Bulal, një administrator lokal, i tha gazetës Daily Nation se përpjekjet e shpëtimit ishin duke u zhvilluar për të gjetur njerëzit që mungojnë.
“Ne po mundohemi të arrijmë atje ku ura ishte zhdukur nga përmbytjet, por po e kemi të vështirë për shkak të kushteve atmosferike”, tha ndër të tjera Bulal.
Fotografitë në mediat sociale treguan pemë, baltë dhe mbeturina të tjera të shpërndara nëpër rrugë.
Në një Twitter, Kryqi i Kuq konfirmoi se po reagonin ndaj raporteve të rrëshqitjeve “masive” të dheut.