Rreth 1 mijë e 800 raste të reja me COVID-19 në Serbi

Prishtinë | 10 Jan 2021 | 16:54 | Nga Ekonomia Online

Në 24 orët e fundit, nga 10 mijë e 564 testime të kryera në Serbi, 1 mijë e 795 kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Gjatë kësaj kohe, 34 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve është rritur në 3 mijë e 582, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në Serbi ka arritur në 359 mijë e 689.

Aktualisht në këtë shtet janë hospitalizuar 5mijë e 877 persona, ndërsa 201 persona janë në respiratorë.

Nga dje, 10 mijë e 564 persona janë testuar, duke e çuar në 2.399.702 numrin e përgjithshëm e testeve të kryera.

Të ngjashme