Rreth 20 për qind e stafit mjekësor në një spital italian ishin infektuar pa e ditur

Prishtinë | 10 Maj 2020 | 12:23 | Nga Ekonomia Online

Sipas testimit për antitrupa në një spital në Lodi të Lombardisë, ku ishin shënuar rastet e para të koronavirusit në Itali, 20 për qind e punëtorëve shëndetësorë ishin infektuar me Covid-19 pa e ditur fare.

Spitali ku ishte trajtuar pacienti i parë është i pari që e ka përfunduar testimin e tërë stafit prej 2,243 punëtorëve si pjesë e një programi që po zbatohet në tërë rajonin. Përpos 296 pjesëtarëve të stafit që kishin dalë pozitivë në test deri më 8 maj, 77 ishin infektuar, por nuk kishin shfaqur simptoma.

Programi i testimit për antitrupa në Lombardi filloi më 23 prill. Deri më tani janë testuar mbi 33 mijë persona, prej tyre 25 mijë janë pjesëtarë të stafit mjekësor.

Lombardia është rajoni më i prekur nga koronavirusi në Itali dhe i ka shënuar gati gjysmën e shifrës kombëtare prej 30 mijë të vdekurve.

Të shtunën, Italia i regjistroi 194 viktima të reja, ndërsa numri i të shëruarve shkoi në mbi 103 mijë persona, shkruan “The Guardian”

Të ngjashme