Mediat serbe kanë bërë të ditur se në 24 orët e fundit, nga 11 mijë e 202 të testuar për virusin Corona në Serbi, 2 mijë e 715 persona kanë rezultuar pozitiv me këtë virus, ndërsa 39 kanë vdekur si pasojë e tij.
Sipas të dhënave më të fundit nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti “Trampoline”, 259 pacientë janë në aparate për frymëmarrje në spitalet në të gjithë Serbinë.
Vetëm dje, nga 7 mijë e 537 persona të testuar, 1 mijë e 966 ishin pozitivë, ndërsa 37 persona ndërruan jetë.
Ndërsa, ministri i Shëndetësisë Zlatibor Lončar, u takua sot me anëtarët e Ekipit Kombëtar të Koordinimit për imunizimin kundër koronavirusit.
Në takim u analizua plani i detajuar i vaksinimit.