Ramë Lahaj ka dhënë detaje rreth koncertit që do ta mbajë të shtunën në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.
Lahaj tha se do të ketë një reportuar shumë të larmishëm, pasi që do të del jashtë pritshmërive specifikave të këndimit.
“Koncerti është një plus dëshira jem është kanë gjithmonë me i shfrytëzua mundësitë me partnerët tone që e kanë shprehë gatishmërinë me na mbështet. Festivali ka me dalë edhe jashtë specifikës së këndimit, është e rëndësishme mbështetja e institucioneve, dhe po shpresoj që kanë me e kuptua që nisma të tilla janë të rëndësishme dhe ne nuk është se kemi mjaftueshëm kuadro, dhe jam falënderues duke filluar prej komunës”.
Lana Kos, soprano tha se është e privilegjuar dhe se është shumë e bukur për të që të ndaj skenën së bashku me Ramë Lahaj.
Antonello Allemandi, dirigjent tha se është nderë dhe privilegj për të që ndodhet në Kosovë.
Ndërsa, Simone Piazzola, ka shpresuar se nga provat e sotme, dita e shtunë do të jetë madhështore dhe magjike.
“Është liderë i madh për mua që të jem këtu, jemi njohur me Ramën në Madrid. Shpresoj që së shpejti të jem në skenë me të dhe me Ramën jemi një familje sepse kemi nisur të ndajmë skenën së bashku. Në këtë koment historik me një vështirësi të madhe të jesh këtu para jush, është diçka unike, mund të thuhet edhe e rrallë”.
Ndërsa Ulpiana Aliaj, ju ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në koncert.
“Ne jemi të lumtur që nisim me një nivel artistesh dhe ju ftoj të gjithëve të keni vëmendjen e duhur”.
Derisa Besa Luzha, producente tha se kapaciteti i ulëseve është rreth 3 mijë derisa ka bërë thirrje që të jenë të pranishëm të gjithë qytetarët, derisa ka shtuar se interesimi është shumë më i madh.