Rreth 300,000 njerëz janë zhvendosur nga zonat e tërmetit në Siri

Prishtinë | 08 Shk 2023 | 16:39 | Nga Ekonomia Online

Më shumë se 298,000 njerëz në Siri janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre si pasojë e tërmetit vdekjeprurës, tha një zyrtar lokal, sipas medieve shtetërore.

Ministri Lokal i Administratës dhe Mjedisit Hussein Makhlouf tha se numri i të vdekurve nga tërmeti deri më tani është rritur në 1,262 dhe të plagosurit kanë arritur në 2,258 në pjesët e Sirisë nën kontrollin e qeverisë dhe jo ato të mbajtura nga fraksione të tjera.

“Vendi ynë nuk është i kualifikuar për t’u përballur me fatkeqësi të tilla, veçanërisht me daljen tonë nga lufta që shkaktoi humbjen e 50,000 makinerive dhe pajisjeve inxhinierike që kishim nevojë dëshpërimisht për t’i përdorur në këtë fatkeqësi, përveç sanksioneve ekonomike të aplikuara për të”, tha Makhlouf të mërkurën gjatë një konference për shtyp në Damask.

Makhlouf tha se qeveria kishte hapur gjithashtu 180 strehimore për njerëzit e zhvendosur.

Të ngjashme