Rreth 370 milionë euro më pak investime të huaja nga viti 2010

Prishtinë | 05 Kor 2017 | 13:06 | Nga

Mbizotërimi i një klime jostabile politike në vend ka bërë që Kosova t’i humbë 369 milionë euro investime të huaja nga viti 2010 deri më sot. Madje, shteti ynë ka edhe një prej përqindjeve më të ulëta në rajon sa i përket krijimit të vendeve të reja të punës në katër vjetët e fundit

Kosova ka shënuar rënie drastike të investimeve të huaja prej 35 për qind nga viti 2010 deri më tani. Nëse e përkthejmë në euro, Kosova ka humbur jo më pak se 369 milionë euro të investimeve kapitale. Madje vendi ynë qëndron më së keqi në rajon edhe sa i përket krijimit të vendeve të reja të punës, shkruan Zëri.

Nga 400 mijë vende të reja të punës, Kosova në pesë vjetët e fundit ka krijuar rreth 50 mijë vende. E, këto shifra jo të mira për vendin kanë ndodhur pikërisht për shkak të jostabilitetit politik në vend. Kështu thuhet në raportin vjetor të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, të prezantuar në Dubrovnik ditë më parë.

Sekretari gjeneral i kësaj organizate, Goran Svilanoviq, i ka thënë gazetës “Zëri” se stabiliteti është i nevojshëm për t’i dhënë hapësirë qeverisë, e cila zgjidhet për të treguar se çfarë mund të bëjnë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme