Rreth 40% e lindjeve në Kosovë me operacion, ja çfarë tregojnë statistikat

Prishtinë | 08 Sht 2026 | 13:55 | Nga Ekonomia Online

Gjatë vitit 2025, në spitalet publike të Kosovës janë regjistruar gjithsej 16,923 lindje, nga të cilat 6,789 janë kryer me prerje cezariane, raporton Indeksonline.

Kjo do të thotë se rreth 40.1% e lindjeve kanë përfunduar me operacion, ndërsa rreth 59.9% kanë qenë lindje normale.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), numri më i madh i lindjeve është regjistruar në QKUK, me 7,458  fëmijë të lindur dhe 3,074 lindje me operim. Pas saj renditet Spitali i Prizrenit, me 2,398 lindje dhe 975 me prerje cezariane. Në total, gjatë vitit 2025, në spitalet publike të Kosovës kanë ardhur në jetë 17,015 fëmijë.

Shifra që bie më së shumti në sy është ajo e lindjeve me prerje cezariane, ku pothuajse 4 në çdo 10 lindje janë kryer me operacion.

Të ngjashme