Baldev Singh është predikues fetar, që udhëtoi nga Italia për në Indi dhe konsiderohej të jetë një përhapës i madh i coronavirusit.
Predikuesi 70-vjeçar që ishte për pushime në detin Mesdhe dhe vdiq si pasojë e infektimit, ka bërë që 20 fshatra në Punjab, të izolohen menjëherë, transmeton Telegrafi.
Më herët, ai kishte qenë edhe në Gjermani, para se të bëhej pjesë e një feste tradicionale fetare, ku morën pjesë mbi dhjetë mijë njerëz.
Atë e kishin udhëzuar që të qëndronte në shtëpi, pasi mendohej se ishte i sëmurë, ndërsa rezultatet pas vdekjes, zbuluan se ai kishte coronavirus, infektim të cilin e barti edhe te 19 anëtarë tjerë të familjes.
Zyrtarët shëndetësorë kanë thënë për BBC, se mbi 550 njerëz që kanë qenë në takim dhe kanë pasur kontakt të afërt me të janë kontrolluar, ndërsa është kërkuar edhe izolimi i pesë fshatrave të afërta me atë distrikt.