Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim një grup prej 40 intelektualësh të rinj, të cilët mbështesin planin e tij ekonomik, raporton Ekonomia Online.
Kandidati për kreun e qeverisë Ramush Haradinaj, tha se ndihet i nderuar që këta intelektual të rinj po e përkrahin planin e tij ekonomik.
“Sot janë bashkuar rreth 40 intelektual që kanë shprehur gatishmërinë të përkrahin konceptin tonë qeverisë për ekonomi. I falënderoj që të gjithë e sidomos profesorët Artan Hazirin dhe Hazbi Kadriun”, tha Haradinaj.
Artan Haziri, tha se nga ky grup janë 15 magjistra të ardhur nga 12 qytete të ndryshme të vendit, dhe sa kanë vendosur që të përkrahin Haradinaj, ngase sipas tij, ai ka ofruar panin më të mirë ekonomik.
“Proceset që po kalon Kosova janë të vështira dhe ne si grup kemi vendosur të jemi përkrahë planit të Ramush Haradinaj. Arsyet pse ne po e mbështesim Ramush Haradinaj është fushata që ka bërë sepse është i vetmi që nuk ka premtuar shumëfishim të buxhetit si dhe rritje të pagave gjithashtu është i vetmi që nuk ka premtuar se do ti burgos kundërshtarët”, tha Haziri.