Buxheti për zgjedhjet e parakohshme kap shumën prej më shumë se 4 milionë e 944 mijë eurove. Kjo u bë e ditur sot në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), raporton Ekonomia Online.
Të gjitha këto mjete do të shfrytëzohen për prodhim të materialeve zgjedhore, pagesa te vëzhguesve dhe komisionarëve, transport të materialeve sensitive, etj. Derisa fushata zgjedhore do të zgjasë dhjetë ditë.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë se duke u bazuar në dekretin e presidentit zgjedhjet parakohshme do të mbahen më 11 qershor 2017 dhe Komisioni i ka filluar të gjitha përgatitjet për zgjedhje.
Ndërsa, Betim Gjoshi anëtar i KQZ-zë ka kërkuar që nga sot t’i ftojnë vëzhguesit ndërkombëtarë që të bëhet sa më kredibil procesi zgjedhor.
“I drejtohem në mënyrë zyrtare këtyre mekanizmave”, ka thënë ai.
Ilir Gashi po ashtu anëtar i KQZ-së tha se duke u bazuar në ligjin për zgjedhje buxhetin e kemi trajtuar dhe rregulluar në mënyrë që të mos humbim kohë.