Rreth 50 biznese nga Kosova në Panairin e Antalias 

Prishtinë | 18 Jan 2017 | 14:04 | Nga

Një delegacion i Kosovës i kryesuar nga kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, po merr pjesë në Panairin e Hotelerisë, Gastronomisë dhe Teknologjisë në Antalia të Turqisë.

Në këtë panair po marrin pjesë rreth 12 shtete të vendeve të ndryshme të botës ku po realizohen edhe takime të ndryshme bilaterale me qëllim që të promovohet ekonomia dhe shteti i Kosovës si mundësi e mirë për bashkëpunim dhe investime të përbashkëta me investitorë të vendeve të ndryshme.

Agim Shahini, kryetar i AKB-së gjatë takimit me autoritetet lokale dhe qendrore të institucioneve qeveritare dhe odave ekonomike prezantoi Kosovën dhe të arriturat e saja gjate vitit 2016.

“Turqia vazhdon të jetë partner strategjik i Kosovës në shumë sektorë, por korporatat turke në Kosovë po thuajse kanë sektorët më të rëndësishëm në menaxhimin e tyre e që përmes tyre qarkullojnë deri në 1 miliard euro në nivel vjetor në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës rrugore, energjetike, komunikacionit ajror dhe atë financiar”, ka thënë Shahini.

Kosova ka miratuar Ligjin për Investime Strategjike dhe Ligjin për Trepçën si mundësi e re për investime të reja, edhe politikave fiskale vazhdojnë të përmirësohen në të mirë të investimeve te huaja dhe bizneseve ne Kosove.

Në këtë panair po marrin pjesë edhe përfaqësues të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe MPMS dhe bizneset nga sektorët e ndryshëm.

Delegacioni i Kosovës do të vazhdojë takimet në nivelet e ndryshme edhe gjatë ditëve në vijim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme