Rreth 6.2 milionë gjermanë kanë probleme me lexim

Prishtinë | 08 Maj 2019 | 17:24 | Nga Ekonomia Online

Deri në 6.2 milionë qytetarë të moshës madhore në Gjermani nuk janë në gjendje të lexojnë dhe të kuptojnë tekst në gjuhën gjermane, është bërë e ditur përmes një studimi të ministrisë federale gjermane të Arsimit, pjesë të të cilit janë transmetuar nga mediet e këtij shteti.

“Tek më shumë se gjysma e qytetarëve që kanë probleme në lexim, gjermanishtja është gjuhë amtare. Pjesa tjetër janë rritur me një gjuhë tjetër”, ka thënë Anke Grotlueschen, njëra prej autoreve të studimit rreth analfabetizmit.

Gjermania numëron gjithsej 82 milionë banorë.

Sipas studimit, 78 për qind e atyre të cilët nuk e kanë gjuhë amtare gjermanishten, janë në gjendje të lexojnë dhe të kuptojnë tekste të komplikuara në gjuhët e tyre amtare. Sipas studimit, mbi 60 për qind e personave me aftësi të kufizuara në të lexuar, kanë një punë të përhershme.

Ministrja gjermane e Arsimit, Anja Karliczek ka thënë se politika nuk bën të lëshojë pe në këtë luftë.

“Të rriturit e kanë veçanërisht rëndë ta mbledhin guximin dhe ta pranojnë problemin e tyre sa iu përket vështirësive në të lexuar”, ka thënë ajo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme