Po bëhen rreth dy orë nga fillimi i takimit mes kryeministrit Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Ky takim po mbahet me ftesë të Kurtit, ku temë e diskutimit është zgjedhja e presidentit të ri të Kosovës.
Paraprakisht para mediave Kurti e Abdixhiku kanë thënë se do të deklarohen pas takimit.
Një ditë më parë, kreu i ekzekutivit është takuar me liderin e PDK-së, Bedri Hamza