Rreth Fondit Sovran

Prishtinë | 05 Jan 2024 | 23:12 | Nga Shenoll Muharremi

Nuk kam shkruar asnjëherë më parë rreth Fondit Sovran. Fillimisht kam menduar që është një shaka e 1 prillit, por gradualisht është bë temë serioze dhe qeveria e ka zhvillu dhe aprovuar ligjin. Nuk e kam lexu as ligjin as nuk e kam përcjellë procesin me seriozitet. Kjo nuk dmth që unë dëshiroj me shpreh mosbesim apo me ofendu dikënd. Ka të bëjë me besime dhe orientime ekonomike. Ka qenë vullnet dhe besim i imi me ndejt larg kësaj teme, nuk kam pas aspak interes.

Interesi im për ekonominë e Kosovës është i lartë, mbase përbënë rreth 70% të angazhimit tim publik individual, me propozu e me gjetë zgjidhje të mira për nevojat tona publike, me i kritiku pozitivisht politkat publike që me nxjer maksimumin nga potenciali që kemi. Fondi Sovran nuk më ka atraktu asnjëherë. Pse?

Kam parë me vite që (a) ne si qeveri apo sektor publik nuk kemi kapacitet me i menaxhu ndërmarrjet e mëdha, kryesisht vetëm dëme bëjme. (b) Kam parë njerëz që nuk kanë menaxhuar asnjëherë asnjë biznes privat e as që kanë bërë asgjë domethënëse në jetë… e ata kanë ardh në krye të ndërmarrjeve publike. (c) E natyrshme, ai që nuk e ka ndërtuar një ndërmarrje me djersën e vet, vështirë me ruajt dhe zhvillu atë, me ja dijtë vlerën.

Kam parë me vite e dekada si është abuzu me ndërmarrjet publike. Ato nuk kanë shërbyer për të mirën publike por private, grupore e partiake. Ne ende nuk kemi filluar të konsolidojmë interesin publik. Ku ka politika të mirëfillta publike? Zakonisht intereset partiake janë primare. Kam parë me vite e dekada si shkatërrohen ndërmarrje publike. Jam i bindur që kapaciteti, shkathësitë dhe gjithcka cfarë nevojitet për një menaxhim të mirëfillt të ndëmarrjeve publike, nuk ekziston aktualisht në Kosovë.

Për më tepër, sektori publik është i stërzmadhuar, dramatikisht përtej nevojave për rreth 1.5 milion banorë sa mund të jemi në fund të vitit. Kosova ka nevojë për të zvogluar dramatikisht sektorin publik dhe rritur atë privat. Fondi Sovran duket që tenton të bëjë të kundërtën, të konsolidoj sektorin publik. Të rris edhe më shumë dhe koncentroj edhe më tepër investimet në ndërmarrje publike.

Shifni Trepcën, shifeni Postën… janë shndruar në monstrumë që vetëm janë barë e shtetit. Janë përdorur për të punësuar partiak e farefis e familjarë në dëm të interesit publik. Vetëm kanë marrë nga arka e zbehet e shtetit. Kanë rënduar sektorin privat që me shumë mund dhe stres i ka gjeneruar taksat që qeveria ja merr pa asnjë mund. E pse ne duhet të thellojmë këtë mizerie?

Kosova ka nevojë që të integroj sektorin privat në menaxhimin e sektorit publik. Të privatizoj sa më shumë që është e mundur, kuptohet me transparencë dhe arsyeshmëri, dhe pjesën që mbetet të angazhoj menaxhement nga sektori privat të kryer rolin.

Qeveria, sektori publik nuk di të menaxhoj. As politika publike të mira ende nuk di të zhvilloj. Pse duhet të besojmë që po kjo shoqëri e këto parti do të bëjnë dicka mirë me fondin sovran? Ky lloj fondi vetëm do të vendosë bara edhe më të mëdha te bizneset. Do të marr më shumë taksa dhe do i djeg ato me pozita të ndryshme.

Ndëmarrjet publike në Kosovë jamë më shumë ndërmarrje sociale për punësim sesa që janë eficiente apo gjenerojnë fitim. Ky marifet me fonde sovrane ndoshta mund të zhvillohet në të ardhmën, kur e mësojmë zhvillimin e politikave publike. Kur kemi sensitivitet për paranë publike. Kur dijmë me i zhvillu dy-tre programe të mira zhvillimore. Kur e 3-4 fishojmë ekonominë. Tash, do të ishte mirë që ato kompetenca mos të ekzistojnë por sektori privat të i zgjidh ato problematika.

Ky është mesazhi: zvogëloje sa më shumë sektorin publike se nuk di të i menaxhosh e as nuk të sjellë ndonjë dobi apo fitime e taksa. Rrite sektorin privat se nga aty rritet ekonomina dhe rritet buxheti publik. Aty ku nuk mund të privatizosh, angazho dhe paguaj menaxhment privat. Sektori publik larg duart nga ndërmarrësia.

Të ngjashme