Rreth gjysmë milioni njerëz mund të jenë prekur nga Covid-19 në Wuhan, tregon një studim – gati 10 herë më shumë se shifrat zyrtare

Prishtinë | 29 Dhj 2020 | 11:52 | Nga Ekonomia Online

Pothuajse gjysmë milioni njerëz mund të jenë prekur nga Covid-19 në Wuhan, tregon studimi. Kjo është gati 10 herë më shumë se shifra zyrtare

Gati gjysmë milioni banorë në qytetin kinez ku u shfaq për herë të parë coronavirusi mund të jenë infektuar me Covid-19.

Ky numër, sipas CNN, është gati 10 herë më shumë se numri zyrtar i rasteve të konfirmuara, sipas një studimi nga Qendra Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Po sipas CNN, studimi përdori një mostër prej 34,000 njerëzve në popullatën e përgjithshme në Wuhan – epiqendra origjinale e pandemisë – dhe qytete të tjera në provincën Hubei, si dhe Pekinin, Shangain dhe provincat e Guangdong, Jiangsu, Sichuan dhe Liaoning.

Studiuesit gjetën një shkallë të prevalencës së antitrupave prej 4.43% për Covid-19 midis banorëve në Wuhan, një metropol me 11 milionë njerëz.

Ndryshe, deri të dielën, Wuhan kishte raportuar një total prej 50,354 rastesh të konfirmuara të COVID-19, sipas Komisionit Komunal të Shëndetit në Wuhan.

CDC kineze tha se studimi u krye një muaj pasi Kina “përmbajti valën e parë të epidemisë COVID-19”.

Shkalla e prevalencës jashtë Wuhan është dukshëm më e ulët, tregoi studimi. Ndërkohë që në qytete të tjera në Hubei, vetëm 0.44% e banorëve të anketuar u zbulua se kishin antitrupa për coronavirus.

Jashtë provincës, antitrupat u zbuluan vetëm në dy persona midis më shumë se 12,000 banorëve të anketuar.

Rezultatet e studimit u zbuluan në një postim të CDC në mediat sociale të hënën por nuk është përmendur faktin nëse studimi është botuar në revista akademike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme