Rreth 5 për qind e popullsisë në botë ka abuzuar me drogë të paktën një herë në vitet e fundit dhe gati 30 milionë njerëz mund të jenë të varur nga narkotikët në atë pikë që kanë nevojë për trajtim,
Kështu theksohet në një raport të Kombeve të Bashkuara të publikuar sot.
Në raportin vjetor të Zyrës së OKB-së për Drogën dhe Krimin gjithashtu thuhet se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës rreth 25 për qind të vdekjeve në vit janë të lidhura me drogën dhe normat e vdekjes atje vazhdojnë , pasiqë ato arritën në 52 mijë në vitin 2015.