Bartja e tubave të betonit, të cilët janë goxha të rëndë në peshë, duket se nuk ka qenë problem për një shofer në rajonin e Drenicës.
Në imazhe të dërguar nga lexuesit në redaksinë e Indeksonline, shohim që një kamion i cili po barte tuba betoni që nuk ishin të siguruar për të mos lëvizur apo përfunduar jashtë kamionit.
Sipas dëshmitarëve, pjesëmarrësit tjerë në komunikacion e kishin sinjalizuar për rrezikun që po u kanosë të tjerëve, ndonëse shoferi kishte vazhduar rrugën.