Policia e Kosovës fillon patrullime policore edhe me skuterë

Prishtinë | 08 Maj 2018 | 14:31 | Nga

Policia e Kosovës, me qëllim të ruajtjes së sigurisë publike dhe rritjes të sigurisë së përgjithshme  në trafikun rrugor, ka filluar patrullimet me skuterë, transmeton Ekonomia Online.

Ky patrullim, i cili besohet se do të jetë më efikas, pos aspektit parandalues, sipas policies, do të jetë më praktikë edhe në arritjen për kohë më të shkurtë aty ku kërkohet intervenimi policor.

Policia e Kosovës thotë përmes një komunikate për medie se në vazhdimësi me aktivitete të ndryshme parandaluese, po operon me qëllim të uljes së aksidenteve në trafik në përgjithësi e me theks të veçantë të atyre me fatalitet.

Njësia e Trafikut Rrugor e regjionit të Prishtinës, që nga sot do të fillojë me implementimin e planit operativ “Kontrolli i shtuar i komunikacionit” – ku fokusi kryesor do të jetë në parandalimin dhe kontrollin e  tejkalimit të shpejtësisë, tejkalimi në vijën e plotë,  si dhe kundërvajtje të tjera.

Policia, vazhdon të apelojë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, të respektohen rregullat e trafikut rrugor, të përshtatet shpejtësia e automjetit kushteve të rrugës, të respektohen pjesëmarrësit tjerë në trafik.

Të ngjashme