Pjesëtarët e Policisë së Kosovës mbetën dy orë para derës së një lokali në Rudne të Zveçanit.
Prisnin urdhrin nga prokuroria e gjykata për të hyrë me forcë në lokalin që dyshohet për prodhimtari ilegale të kriptovalutave.
Dy orë vonesë nga prokurorët serb janë shfrytëzuar që të mobilizohen kriminelët e veriut, tregojnë burimet e Insajderit.
Është hapur zjarr në drejtim të tyre me qëllim të largimit nga vendi i ngjarjes.