Pjesëmarrja e Irakut në fazën playoff për kualifikim në Botërorin 2026 është bërë e pasigurt për shkak të situatës së tensionuar të luftës në Lindjen e Mesme.
Problemet me udhëtimet dhe marrjen e vizave po krijojnë vështirësi organizative për kombëtaren irakiane, e cila duhet të luajë ndeshjen playoff në Monterrey, Meksikë.
Federata e Futbollit të Irakut është në kontakt me FIFA-n për gjetjen e një zgjidhjeje, pasi në rast se situata nuk përmirësohet, pjesëmarrja e skuadrës në play off mund të vihet seriozisht në rrezik.
Iraku synon kualifikimin në Botërorin 2026 që do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.