Rrezikuan vdekjen shkaku i bukurisë

Prishtinë | 08 Jan 2017 | 12:37 | Nga

Të kesh forma të plota të trupit, nuk është diçka që pëlqehet shumë në Hollivudin e famshëm, prandaj të gjitha bukurosheve të cilat duan që të depërtojnë në botën e famës dhe pasurisë, u imponohet që të përshtaten me këtë trend dhe shumë prej tyre janë bërë viktima të çrregullimit në të ngrënë, anoreksisë dhe bulimisë.

Një numër jo i vogël i tyre, kanë përfunduar në spital për shkak të kësaj, por për fat të keq, nuk kanë hequr dorë nga dëshira që të jenë thatanike.

Victoria Beckham përveç dashurisë ndaj modës, njihet edhe për dy gjëra tjera. Ajo rrallë buzëqesh dhe bën kujdes të madh për pamjen e vetë. Nga tretmanët e çuditshëm për fytyrë që ajo përdor, dallohet ai ku ajo përdor jashtëqitjet e zogjve në fytyrë, ndërsa është e pasionuar edhe pas kujdesit në të ushqyer. Dhe kjo ka rezultuar që ajo të jetë tmerrësisht thatanike.

Demi Moore për shumë vite ishte konsideruar si njëra nga aktoret më të bukura të Hollivudit. Mirëpo, viteve të fundit, ajo përballet me probleme serioze, të cilat ia kanë rrënuar jo vetëm pamjen e saj, por edhe shëndetin. Dy vite më parë, ajo kishte përfunduar në spital për shkak të problemit me alkool dhe ilaçe, ndërsa është kuruar edhe nga anoreksia.

Beteja e Nicole Richie me peshën, ka zgjatur me vite. Nicole gjithmonë ka qenë thatanike, por edhe përkundër kësaj, ajo ka dashur të jetë edhe më e hollë. Ajo në një kohë kishte arritur të zbres në vetëm 40 kilogramë dhe dukej si një skelet që ecte dhe kjo shpesh ka bërë që të përfundoj në spital.

Denise Richards dikur ishte njëra nga biondet më të bukura të Hollivudit, ndërsa sot është biondja më thatanike. Pas shumë dietash, ajo duket e rraskapitur dhe e lodhur, por nuk heq dorë nga përpjekja që të jetë thatanike.

Edhe Tara Reid shpesh ka qenë në qendër të kritikave për shkak të pamjes së saj thatanike, por ajo prapë me krenari poston foto të saj lakuriqe në internet. Mischa Barton për herë të parë është përballur me anoreksi gjatë xhirimit të serisë “Orange County”. Për shkak të problemeve shëndetësore, shpesh ka përfunduar në spital.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme