Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton se janë arrestuar dy persona që lidhen me rastin e rënies së çatisë së objektit të Komunës së Prishtinës në lagjen “Arbëria” me 18.01.2024.
Sipas njoftimit, njëri nga të arrestuarit është zyrtar i Komunës së Prishtinës me inicialet Y.J., përderisa personi tjetër është person përgjegjës i Kompanisë punuese për vend punishten e kompanisë në fjalë me inicialet B.B
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik lidhur me rastin e rënies së çatisë të objektit të Kadastrit të Komunës së Prishtinës, më 18.01.2024, ku si pasojë e kësaj ngjarjeje mbeti e lënduar rëndë një qytetare e Republikës së Kosovës dhe gjendja e saj shëndetësore mbetet ende kritike, si dhe në këtë ngjarje u shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale, me ç’ rast në vazhdën e veprimeve hetimore, sot me vendim të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar në këtë rast, njëri nga ta është zyrtar i Komunës së Prishtinës me inicialet Y.J., përderisa personi tjetër i ndaluar me aktvendim të prokurorit është person përgjegjës i Kompanisë punuese për vend punishten e kompanisë në fjalë me inicialet B.B”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, në njoftim thuhet se nga ana e Prokurorit të Shtetit është angazhuar eksperti gjyqësor nga lëmia e ndërtimtarisë në këtë çështje penale, në të cilën po vazhdojnë të zhvillohen hetime në koordinim me institucionet relevante