Rreziqet e luftës hibride në prag të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Prishtinë | 04 Jan 2025 | 09:00 | Nga Gzim Mujaj

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, ka theksuar se përballja me informacione të pasakta dhe përpjekjet për destabilizim të brendshëm mund të shkaktojnë pasiguri dhe tensione në Kosovë, veçanërisht me afrimin e zgjedhjeve të 9 shkurtit, raporton Ekonomia Online.

Sipas Shalës, dezinformimi dhe keqinformimi janë elementë kyç të luftës hibride që synojnë të minojnë stabilitetin e brendshëm të Kosovës.

Ai ka theksuar se çdo veprim që sfidon rendin kushtetues dhe juridik të një shteti është i dëmshëm dhe mund të konsiderohet si një veprim subversiv, i udhëhequr shpesh nga elemente të huaja që synojnë destabilizimin e vendit.

Në këtë kontekst, Shala ka përmendur se Beogradi dhe disa shtete të tjera mund të përfshihen në përpjekje për të krijuar probleme të qëndrueshme dhe për të përdorur dezinformimin si një mjet kyç për të prishur ekuilibrat shoqërorë dhe politikë në Kosovë.

“Çdo gjë në mesë paqes dhe luftës brenda një sistemi kushtetuese normativ, juridik e politik bëhen veprime subvezive nga element e ndryshme jashtë territorit të atij shteti. Ne do të duhet që të kuptojmë një element esencial, pra çështja e involvimeve të palës së tret në këtë rastin e Beogradit por edhe vendeve të tjera që kanë një synim të qartë të bëhet akomulimi i problemeve e më pastaj dezinformimi dhe keqinformimi të jenë elementet thelbësorë të prishjes së ekuilibrave politike dhe shoqërore në Kosovë. Jemi në fushatë për zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit, pa dyshim ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe të vëmendshëm që informimi të jetë sa më i sakte dhe qytetarët e Kosovës të mos bien pre e dizinformatave apo exit polls të caktuara sepse të gjitha këto janë elemente të caktuara të cilat më pastaj përcaktohen qartazi keqinformimin si një nga elementet kyqe të luftës hibride”, ka thënë ai për EO.

Ai ka përmendur se këto tendenca nuk janë të reja, pasi edhe pas luftës së fundit në Kosovë, Serbia ka përdorur metoda subversive në vitin 2000 për të defunksionalizuar sistemin politik. 

“Qeveria e Kosovës në këtë rast është duke kontribuar ndoshta negativ në kontekstin e luftës hibride sepse akumulimi politik në Kosovë nga dy taborët pozitë dhe opozitë është duke ngritur një potencial të lartë dhe do të duhet të jemi të kujdesshëm dhe të vëmendshëm. Lufta hibride edhe në viteve 2000 të pas luftës kur kanë ekzistuar zgjedhjet e para parlamentare në Kosovë ne kemi patur potencial të ekslaimit të një konflikt të brendshëm shoqëror. Në atë kohë është përdorur metoda subversive nga ana e Shtetit të Serbisë për të defunksionlaizura sistemin politik juridik  të Kosovës në vitin 2000”, ka thënë ai.

Në lidhje me zgjedhjet e ardhshme, ai theksoi se kërcënimet e luftës hibride tani përfshijnë edhe elemente teknologjike dhe strategji të reja që mund të përdoren për të krijuar një klimë të pasigurt. 

Ai ka theksuar se është thelbësore që të gjithë aktorët politikë, përfshirë partitë e angazhuara në zgjedhjet e ardhshme, të jenë të vëmendshëm dhe të kujdesshëm që të mos krijojnë mundësi për keqinformim dhe manipulime nga palët e treta, të cilat mund të përshkallëzojnë situatën dhe të çojnë në konflikte të mundshme shoqëroro-politike.

“E njëjta gjë tani më me elemente hibride me elemente teknologjike tentohet që të përdoret një gjë e tillë me 9 shkurt dhe potenciali të një akumulimi politik, të gërshetimeve, interesave dhe pozicioneve të caktuara mund të vije deri të cenimi i rënd i sigurisë publike madje edhe asaj nacionale, prandaj qyfterët e Kosovës por edhe partitë të cilët janë garuese në zgjedhje duhet që të jenë të vëmendshëm që të mos krijojnë problematika të caktuar që pastaj mund të shfrytëzohen nga palët e treta dhe mund të vije deri të një konflikt në përmasa më të gjëra shoqërore-politike në Kosovë”, ka thënë ai për EO.

Të ngjashme