Një e mitur ka ndërruar jetë pasditen e sotme si pasojë e një aksidenti në Pezë, Tiranë. Policia bën me dije se rreth orës 14:25, në fshatin Maknor, Pezë, sipas familjarëve është rrëzuar aksidentalisht nga biçikleta, shtetësja R. D., 17 vjeçe.
Si pasojë ka marrë dëmtime dhe ka ndërruar jetë në spital.
Burime për “News24” bëjunë me dije se e mituara është vajza e nje polici ne kom. nr 6 ne Tirane. Mësohet se ajo ka qene duke ecur me biciklete edhe eshte rrezuar ne nje pusete.
Tiranë/ Informacion paraprak
Me datë 27.11.2021, rreth orës 14:25, në fshatin Maknor, Pezë, sipas familjarëve është rrëzuar aksidentalisht nga biçikleta, shtetësja R. D., 17 vjeçe.
Si pasojë ka marrë dëmtime dhe ka ndërruar jetë në SQU.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.