Dhjetëra persona dyshohet se humbën jetën pasi një aeroplan pasagjerësh që transportonte 67 persona, është rrëzuar në Kazakistan, ka njoftuar agjencia e Emergjencave në Kazakistan. Autoritetet kanë njoftuar se 27 persona kanë arritur t’i mbijetojnë përplasjes.
Aeroplani i kompanisë Azerbaijan Airlines ishte duke fluturuar nga Baku në drejtim të qytetit Grozny, Çeçeni në Rusi, por për shkak të kushteve klimatike dhe mjegullës është përplasur.
Përplasja ka ndodhur në afërsi të aeroportit Aktau në perëndim të Azerbajxhanit. Deri më tani nuk ka pasur ndonjë prononcim nga kompania e Azerbaijan Airlines lidhur me këtë incident, raporton euronews.al
Shërbimet e urgjencës ndërkohë janë përpjekur të shuajnë zjarrin e shkaktuar në vendin e përplasjes, tha ministria e emergjencave të Kazakistanit.