Përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka deklaruar se Lulzim Basha është rrëzuar këtë të diel gjatë punimeve të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, së bashku me Statutin e Bashës, siç e cilëson ajo, për shkak të mungesës së kuorumit.
Duke theksuar se Salla e Kongreseve ka rreth 2.500 karrige, shumica e të cilave ishin bosh, sipas konstatimit të Topallit, gjatë të gjithë votimit, ish-nënkryetarja e PD-së e rikthyer rishtazi në strukturat e partisë fton Bashën t’i hipë avionit dhe të ikë në Holandë, “pasi kështu çlirohet edhe PD-ja nga pengmarrja”.
“Sot u përsërit ajo që ndodhi rreth një vit më parë, kur u falsifikua dhe u vodh vota e pjesëmarrja e demokratëve në procesin antistatutor të zgjedhjes së Lulzim Bashës në krye të partisë (me zë e me figurë)”, shkruan ndër të tjera Jozefina Topalli.