Rrëzohet një avion në Afrikën e Jugut

Prishtinë | 10 Kor 2018 | 21:15 | Nga

Të paktën 20 persona u lënduan kur një avion u rrëzua të martën në një aeroport në veri të kryeqytetit të Afrikës së Jugut, Pretoria, konfirmoi ER24, një shërbim privat i emergjencës mjekësore.

Zëdhënësi Russel Meiring u tha gazetarëve se “ata ishin në vendin e ngjarjes, duke trajtuar të lënduarit”. Ai tha se lëndimet variojnë nga të vogla në ato kritike.

Detajet e aksidentit në aeroportin Wonderboom ende janë pahollësira, por autoriteti i aviacionit civil tha se kanë dërguar hetuesit në vendngjarje.

Raportet e pakonfirmuara të mediave lokale pretendojnë se një person i lënduar në mënyrë kritike në aksidentin ka vdekur.

Helikopterët janë në skenë duke transportuar pasagjerët e lënduar në mënyrë kritike. Avioni me emrin Martin’s Air Charter thuhet se është në pronësi të MAC, një kompani holandeze e ngarkesave.

Të ngjashme