Reshjet e borës kanë shkaktuar kaos në shumë rrugë dhe u është pamundësuar qarkullimi veturave.
Krahas kushteve të vështira atmosferike, reshjet e borës kanë shkaktuar edhe dëme materiale.
Në lagjen “Tophane” të Prishtinë,pas mesnatës është rrëzuar një shtyllë elektrike, shkruan KlanKosova.
Ndryshe, reshjet e mëdha të borës gjatë ditës së diele kanë shkaktuar vështirësi në komunikacion.
Lëvizja e veturave është pamundësuar nëpër shumë rrugë të vendit, duke u shkaktuar kështu edhe aksidente në komunikacion.