Rrfehem, se të due…

Prishtinë | 03 Mar 2023 | 21:47 | Nga Ekonomia Online

(Poezi nga Arjola Zadrima)

Rrfehem
Po t’rrfehem se të due,
e Biri i Zotit
m’asht dëshmitar.
Po t’rrfehem se prej kohës që ka shkue
s’mbaj mend tjetër zjerm.
Rrfej se jeta asht e shkurtë
pa qeshë,
pa u çmendë,
pa u dashuru përnjimend.
Rrfej se kam udhëtu për në botën
e përtejme
e jam kthye në kohë,
sa me falë paqen,
veç luftën e lakmitarëve
kam njohë.
Po t’rrfehem se nji prekje e butë
mi shkrin hejt që kam n’shpirt.
Po t’rrfehem se sa t’kam pa ,
të kam ndje,
e dielli m’asht fikë
si rrfeja më ke përshkue në gjoks
qerpiku pa tu dridhë.
Po t’rrfehem se kam kallë botën
për nji puthje,
e jam ba dimën
për nji dashni të ngujueme.
Po t’rrfehem se s’kam mëkatue,
çdo buzëqeshje që kam lëshue
prej buzëve të prushta
u ka djegë veç zemrën.
Mirë e kam ditë se më kanë
mendue,
e më kanë mallkue
tuj më degdisë drejt Itakës,
ku asnjë Uliks
s’mujt me m’pasë.
Po t’rrfehem se kam jetue si poezi
në fletë libri
engjejsh pa prani,
kam jetue si hyjni
si perëndeshë
a dashuni.
Po t’rrfehem se të due
e kam krejt një qiell
me yje e hanë
vetëm për ty e mue!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme